Ministria e Shëndetësisë Ndërron jetë 68 vjeçarja me COVID19, vuante nga insuficenca renale

Ka ndërruar jetë sot në spitalin infektiv një paciente 68vjeçare nga Tirana, me inicialet L K e cila trajtohej prej 10 ditësh në shërbimin Infektiv në gjendje të rëndë, e intubuar.


68 vjeçarja e prekur nga COVID 19 vuante nga insufencenca renale dhe kishte kryer pesë seanca dialize brenda spitalit infektiv gjatë këtyre ditëve. Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, 68 vjeçarja nuk ja doli të mbijetojë.