Teksa më parë pranoi se sikurse ekonomia dhe shqiptarët janë në hall, edhe qeveria ishte në hall, kryeministri Edi Rama i ka shtrirë dorën për ndihmë kreut të opozitës, Lulzim Bashës ku tha se është koha tani për të bashkuar ekspertët dhe specialistët e për të dalë të fituar nga beteja me koronavirusin.

Duhet ti them të gjithëve se çdo kush që ka nevojë do t’i ofrohet ndihma, por nga ana tjetër më duhet të them se nuk mund të përgjigjemi apo t’i shpenzojmë të gjitha çfarë kemi menjëherë, sepse mund të dalim të rrënuar, por edhe të shkatërruar.

I kam kërkuar kryetarit të opozitës ti bashkojë forcat me mua dhe ekspertët që kemi në dispozicion. Qoftë në vijën e zjarrit, qoftë në vijën e mbrojtjes së ekonomisë. Përgjigjet i keni parë të gjithë. Nuk po qahemi as të fajëso askënd, por jam i keqardhur që në vend të bashkimit në këtë luftë, ku pushteti është fitorja ndaj kësaj lufte dhe partia është Shqipëria, as në emër të atdheut që duhet të bashkohemi.

Thirrja është le ti bashkojmë focat, hapat, le të ballafaqojmë takimet online, vendimet që marrim dhe zbatimin e tyre. Le tiu flasim qytetarëve në sy. Të dalim faqebardhë nga ky takim i madh. Uroj që ky apel i sinqertë dhe delikat në këtë luftë sepse sapo e kemi kaluar gjysmën e tunelit, ku vetëm një fije na ndan nga ecja në krye ose kthimi pas të dëgjohet” tha Rama.