Shkodra vijon te regjistroje raste te reja nga covid. Nga 27 mostra te marra gjate dites se djeshme ne Shkoder 3 persona kane rezultuar pozitv.

Nga te dhenat e para mesohet se nje nga te prekurat ka qene punonjese ne fasonerine e cila u cilesua dje si vater e re, nderkohe qe ende nuk ka te dhena per te prekurit e tjere te cilet mendohen se jane vatra te reja te Covid.

Edhe ne Puke, kemi nje rast te ri, duke e cuar ne 5 numrin e te prekurve ne kete zone te qarkut te Shkodres.

Ne total, ne territorin e Shkodres jane 52 te prekur, ne rang Qarku jane 57 persona.