17 raste të reja me COVID-19 nga 259 teste të kryera 24 orët e fundit. Rastet, janë të shtuara në Tiranë, Shkodër, Pukë, Lushnje, Krujë dhe Durrës, ndërsa harta nuk është zgjeruar me qytete të reja të infektuara me koronavirus.

Një pjesë e mirë e tyre janë raste kontaktesh si rezultat i mos respektimit të rregulalve të distancimit social. Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se disa nga rastet janë persona që kanë kryer vizita familje tek të afërmit e infektuar me COVID-19. Ajo apeloi që mos të bëhen vizita tek të afërmit.

?MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19 nga Zv/Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli

Posted by Edi Rama on Saturday, April 11, 2020