Nga NJVKSH, ka vijuar ndjekja e situates epidemiologjike, gjate dites sotme, ku jane marre edhe 23 mostra, prej te cilave 3 jane ritestime te pacienteve te Bashkise V.Dejes te cilet kane perfunduar karantinimin prej 14 ditesh.
Mostrat jane derguar ne ISHP ne Tirane.

Nga NJVKSh ne M.Madhe jane marre masat ne zbatim te urdherit te dy ministrive per vetkarantinimin e 6 personave qe kane hyre ne piken e kalimit H.Hotit dhe jane akomoduar ne Hotel “Kavaliero.”.
Numri i personave qe kane hyre ne piken e kalimit H.Hotit, jane 148, te cilet jane kryesisht shofer te mjeteve te transportit.

Nga SR ne Shkoder gjate 24 oreve te fundit jane bere rreth 50 vizita urgjente. Te gjithe tamponat e marre personelit te shendetesise kane dale negativ.