Kur Shqipëria është në izolim për shkak të pandemisë globale, COVID19, ku deri më tani janë shënuar 22 të viktima, kryeministri Edi Rama vjen me një mesazh motivues për qytetarët.

Përmes një postimi në Facebook kreu i ekzekutivit thekson se Shqipëria do ia dalë që të fitojë këtë betejë. Ndër të tjera ai shkruan se Zoti i shqiptarëve është i madh.

JENI SUPER, JU DUA SHUMË SHQIPËRIA DO TA FITOJË KËTË LUFTË
MOS E HARRONI KURRË : ZOTI I SHQIPTARËVE ËSHTË I MADH” shkruan Rama.