Kryeministri Edi Rama duket se ka mbetur i kënaqur dhe ka vlerësuar reagimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve ditën e sotme lidhur me masat e forta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. “Jeni super, ju dua shumë. Shqipëria do ta fitojë këtë luftë. Mos e harroni kurrë: Zoti i shqiptarëve është i madh” shkruan ai.

Ndërkohë që një lajm i mirë sot erdhi edhe nga ISHP-ja, pasi në 24 orët e fundit u shënuan vetëm 6 të infektuar. Sot nga 182 teste të kryera rezultuan pozitiv vetëm 6 raste të reja, duke çuar në total numrin e të infektuarve në 383.