Zgjerimi i vatrës së epidemisë së COVID 19 ka çuar ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj në Shkodër. Në shoqërinë edhe të kreut të policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ata kanë kryer inspektime në disa tregje, si në Rus, Zdrale dhe zona të tjera. Shkodra ka pasur një rritje të frikshme të infeksioneve gjatë ditëve të fundit.
Në rang bashkie 44 raste, ndërsa në rang qarku 48.Në një prononcim për gazetarët, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e quajti situatë kritike atë që po ndodh në Shkodër dhe deklaroi se do të thellohen masat e sigurisë.
‘Do të thellojmë masat e sigurisë në shkodër me qëllim. Të evitojmë grumbullimet. Nuk është koha për të bërë ceremoni as për të respektuar të vdekurit siç meritojmë apo gëzimet. Jemi në një kohë anormale. Mesazhi është të bëjmë maksimumin për të frenuar dhe kapërcyer këtë situatë jemi në fazë kritike dhe maksimi që mund të bëjmë është: Kush nuk ka punë të rrijë në shtëpi shkurt e saktë. Nuk kemi kohë të bëjmë takime e biseda”