Jo vetëm Tirana! Edhe tregu i qytetit të Shkodrës është “blinduar” nga policia dhe ushtria, për të shmangur një panoramë të ngjashme me atë që u pa dje në tregun e Kombinatit.

Nisur nga fakti se qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar, janë marrë masat që rregullat të zbatohen me detyrim, e jo më tu lihet në dorë atyre.

Në treg lejohet vetëm hyrja e personave që janë pajisur me leje për të dalë nga shtëpia. Kjo ka bërë që të ketë një përmirësim të ndjeshëm të situatës në treg.