Kryeministri Edi Rama shpreson se nga dita e nesërme shërbimi i internetit do të jetë falas për të gjithë.

Rama tha në emisionin Opinion se AKEP është duke punuar intensivish që një gjë e tillë të ndodhë. Disa vende të prekura nga pandemia e ko.ro,navirusit, tashmë ofrojnë internet falas për të gjithë qytetarët e vetëizoluar. Shërbimi i internetit është i rëndësishëm edhe për ata nxënës që ndjekin mësimet shkollore online.

Po merremi intensivisht, AKEP është në punë intensive dhe shpresoj që të kemi një përgjigje nesër. Në disa vende ka kolapsuar sistemi dhe besoj që nesër do kemi një lajm të mirë , tha Rama.