Reshjet e borës kanë prekur një pjesë të mirë të akseve në qarkun e Shkodrës. Megjithatë siç bëjnë me dije autoritetet rrugore nuk paraqitet problem për qarkullimin e automjeteve.Sakaq, bëhet apel për përdorimin e gomave dimërore për përdoruesit e automjeteve. Në akset rrugore janë në gatishmëri kompanitë kontraktore me mjete dhe punëtorë. ‘* Nga DRV Shkoder informohemi se akset rrugore qe mbulon kjo drejtori janë të qarkullueshme. Në aksin Qafë Mali- Fierzë në mëngjes kanë filluar reshjet e deborës, por nuk paraqet problem për qarkullimin, për përdoruesit e automjeteve apelohet të përdorin goma dimërore. Kontraktorët janë në gatishmëri me mjete dhe punëtorë.* Nga bashkia Shkodër , nuk raportohen probleme të EC.* Nga bashkia Malësi e Madhe , nuk raportohen probleme të EC.* Nga bashkia Vau Dejës , nuk raportohen probleme të EC.* Në bashkinë Fushë Arrëz, vijojnë reshjet e dëborës, momentalisht trashësia e dëborës arrin rreth 6-8 cm. Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vijon pa probleme.* Nga bashkia Pukë, nuk raportohen probleme të EC.’, njofton DRV Shkodër.
Reshjet e borës mbulojnë akset rrugore në Shkodër, apel për përdorimin e gomave dimërore
Related Posts
Kryebashkiaku Benet Beci dhe Myftiu Imam Muhamed Sytari diskutojne dhe shohin punimet ne Zdrale / Projekti perfshin edhe sheshin se bashku me Xhamine e Parruces
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka vizituar sot Myftinë e Shkodrës, ku është takuar me Myftiun e Shkodrës, Imam Muhamed Sytari. Në qendër të bisedës kanë qënë projektet e…
Ibrahim Lici ishte në masakrën e Dobraçit ?! Zbardhet dëshmia e oficerit nga vendngjarja
Ngjarja e rëndë e 30 tetorit 2024 në Dobraç vazhdon të mbetet një çështje e mbushur me pikëpyetje dhe mister. Një çështje ende e pazgjidhur nga autoritetet është fakti nëse…