Rama foli me gjuhën e shifrave për luftën që po përballet çdo vend. Sipas kryeministrit, pas diskutimeve është arritur në përfundimin që 2.5 miliardë lekë të shkojnë pë rata që janë në vijën e parë të zjarrit; për sistemin shëndetësor.

Më pas, 10 miliardë lekë për kompanitë që të paguajnë punonjësit që janë izoluar në shtëpi, në pamundësi për të marrë pagën e muajit. 6.5 miliardë lekë për shtresat në nevojë për biznesin e vogël.

Nuk mbeten jashtë financimit edhe institucionet. 2 miliardë lekë në dispozicion të ministrisë së mbrojtjes për operacionet humanitare. 1 miliardë lekë për këshillin e ministrave pë raste emergjence

Do fshimë kamatvonesat për të gjithë konsumatorët, do përfitojnë 250 mijë abonentë. Do riskedulojmë tatim fitimin për biznesin nga 20 deri 120 mijë dollar tha Rama, ndërsa shtoi se do të shtyhet edhe bilanci i biznesit në QKB.

“Të dashurit e mi, ndjesë, ju kam lodhur këto ditë e do ju lodh ende më shumë, por unë nuk jam kryeministri për ditët me diell, por jam i pari mës të barabartëve. Të gjithë jemi të kërcënuar njësoj. E gjithë Shqipëria është njësoj e kërcënuar. Por nëse në shumë shtëpi ka zahirje për dimër, në shtëpinë tonë ka vetëm bollk të zemrës sonë bujare. Sot është koha për të kursyer çka mundemi.