Në një prononcim për mediat, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, tha se do të shoqërohen të gjithë qytetarët për të cilët do zbulohet se kanë ardhur nga Italia ose Greqia.

Ai tha se do të ketë edhe penalitete për këta persona. Ndërsa referuar postblloqeve, ai u shpreh se janë ngritur në të gjithë territorin e Shqipërisë.

“Qytetarët që kanë udhëtuar në Itali ose në Greqi, në këto zona që i quajmë të kuqe, për ti shoqëruar ose detyruar që të vetëkarantinizohen, ose të kontaktojnë 127. Të dhënat që merren evidentohet dhe futen në databasein e Policisë së Shtetit. Qytetarët që nuk vetëkarantinizohen pasi zbulohet që kanë qenë në këto 2 shtete do të ketë penalitete. Këto postblloqe do të vazhdojnë vetëm për aq sa do të jetë e nevojshme dhe kanë një shtrirje në të gjithë Shqipërinë. Janë ngritur 70 në të gjithë Shqipërinë, ku vetëm 16 janë në Tiranë”