Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i shoqëruar nga efektivë policie dhe ushtarakë të Forcave të Armatosura kanë inspektuar pikat e kontrollit që janë vënë në Tiranë dhe në të gjithë vendin për të respektuar masat ndaj koronavirusit, ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe zbulimin e personave që duhet të qëndrojnë në vetëkarantimin.

Ajo që ra në sy ishte se asnjëri prej tyre nuk kishte maska mbrojtëse dhe dorëza, lagësia një metër nga njëri tjetri u thye dukshëm pasi qëndronin ngjitur, dhe madje shmangia e kontaktit fizik nuk u respektuar duke dhënë duart në fund njëri tjetrit.