Pas vendimit të mbylljen e shkollave dhe çerdheve nga koronavirusi që tashmë ka mbërritur në Shqipëri.

Përmes një statusi në Twitter, Basha shkruan se shteti duhet t’i paguajë po ti kompensojë prindërit në marrëdhënie pune që duhet të kujdesen për fëmijët e vegjël gjatë kësaj kohe.

Basha: Pas vendimit për mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, duhet që shteti të paguajë apo kompensojë me vlerë të plotë një nga prindërit në marrëdhënie pune që duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël gjatë kohës që çerdhet, kopshtet dhe shkollat qëndrojnë të mbyllura.