Me konfirmimin e dy rasteve me koronavirus në vendin tonë i gjithë fokusi do të kanalizohet për parandalimin e përhapjes së tij.

Ministrja e Shëndetësisë njoftoi sot pezullimin e operacioneve të planifikuara.

Manastirliu: Kufizim dhe ndalim i ndërhyrjeve operatore dhe kirurgjikale të planifikuara duke përjashtuar ndërhyrjet që kanë patologjitë malinje. Nuk do të ketë asnjë ndalim sa i takon shërbimeve kirurgjikale të urgjencave. Të gjitha masat që do të merren nuk cënojnë aspak shëndetin e qytetarëve.

Ministrja njoftoi gjithashtu se pjesë e masave të marrë është dhe ndalimi në ambjentet spitalore i shoqëruesve dhe familjarëve të pacientit.

Manastirliu: Në ambientet spitalore ndalohet hyrja e shoqëruesve dhe familjarëve të pacientëve me përjashtim të rasteve kur ka urdhër nga shefi i shërbimit përkatës.

Ministria e Shëndetësisë ka ndaluar edhe eksportet për barna e materiale mjekësore për të siguruar më shumë materiale mjekësore në gjëndje.