Kryeministri italian Giuseppe Conte ka njoftuar shtrirjen e masave kufizuese ndaj koronavirusit në të gjithë territorin italian.

Tamshmë pezullime udhëtimesh por edhe kontaktet mes qytetarëve do të shtrihen jo vetëm në veri të vendit, që është dhe pjesa më e prekur.

Në një deklaratë për media, kryeministri italian Conte njoftoi shtritjen e zonës së kuqe në të gjithë gadishullin italian, përfshirë edhe ishujt. Ai tha se qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm në raste të vërtetuara të problemeve shëndetësore.

Këto masa të reja do të hyjnë në fuqi ditën e nesërme, dhe do të vazhdojnë deri në 3 prill.

Masat e forta kanë vetëm një qëllim, ndalimin e përhapjes së koronavirusit që deri tani ka infektuar 9 172 persona, 463 prej tyre kanë humbur jetën 724 janë rikuperuarit dhe mbi 700 janë në kujdes intensiv.

Ky vendim do të prekë edhe jetët e qindra-mijëra shqiptarëve që jetojnë aty, por edhe vendin tonë që tashmë ka regjistruar dy rastet e para të pacientëve me COVID 19.

Pacienti zero konsiderohet një djalë 28 vjeçar që mbërriti në Shqipëri dy javë më parë nga Firenze.