Përmes një konference për shtyp, ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi se po shqyrtohet mundësia e mësimit online, si një masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Shqipëri, fill pas konfirmimit të 2 rasteve të para.

Secili mësues do të krijojë në rrjetet sociale, përmes Whatsapp-it apo të tjerave rrjete sociale, grupe me prindërit e nxënësve të klasës, për të shpërndarë virtualisht detyrat dhe udhëzimet në mënyrë që fëmijët të mos humbin orët mësimore.

Shahini tha se ka gjasa që humbja e orëve të mësimit nga tërmeti dhe tashmë 2 javë në vazhdim nga koronavirusi, nuk do të arrihen të zëvendësohen të gjitha.

Për mësimet, komunikim me foto dhe video, do krijohen klasa virtuale nga telefoni. Nuk ka vend për panik, virusi përhapet nga kontakti dhe jo nga ajri. Po shqyrtojmë mundësinë e mësimit online.

I kemi orientuar të gjithë drejtuesit e shkollave që ditën e sotme ta mbyllim me qetësi, të orientojnë fëmijët për detyrat në dy javët e ardhshme. Jemi duke bërë një plan të rrinë në kontakt me prindërit, tu japin instruksione fëmijëve dhe ti bëjnë detyrat në kushte shtëpie.

Pezullimi i mësimit deri në datën 23 mars më pas do të shohim si do vijojë situata deklaroi Shahini.