Përveç kujdesit dhe masave të shtuara kundër koronavirusit me rëndësi të madhe është që të ruajmë qetësinë.

Autoritetet po i mëshojnë shumë këtij fakti që pas konfirmimit për dy persona të infektuar me COVID 19.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në faqen e tij në facebook 10 porosi të dhëna në gjithë botën për reagimin e individit ndaj koronavirusit.

-Frika nuk ndihmon, kujdesi po!

-Shmangni sa të jetë e mundur shtrëngimet e duarve!

-Lajini rregullisht duart jo më pak se 20 sekonda dhe shmangni gjithashtu prekjen e syve, hundës dhe gojës pas kontakteve fizike me të tjerë!

-Nëse teshtini përdorni një pecetë letre apo vendosni krahun përpara gojës!

-Kujdesuni për më të moshuarit a të sëmurët kronikë në familjen tuaj, që të kufizojnë kontaktet fizike dhe daljet e panevojshme nga shtëpia (mesatarja moshore e atyre që kanë humbur jetën në itali, sipas statistikës së fundit, është 81 vjeç!)

-Mbani parasysh që pjesa dërrmuese (mbi 80) e atyre që preken nga koronavirusi e kalojnë epideminë pa asnjë shenjë ose si një rrufë të zakonshme stinore.

-Mos u alarmoni nga shenjat gripale dhe mos lëvizni drejt e për në spital apo në qendrën shëndetësore, por telefononi menjëherë urgjencën kombëtare në numrin 127 dhe ndiqni këshillat e marra!

-Nëse vini nga zona e kuqe e italisë apo zona të tjera të prekura, vetëkarantinohuni në shtëpinë tuaj për 14 ditë, duke shmangur kontaktet me jashtë shtëpisë, pavarësisht se mund të mos keni asnjë shenjë shqetësuese!

-Bëni shumë kujdes me burimet e informacionit e sidomos me internetin dhe referojuni burimeve zyrtare të autoriteteve të shëndetësise e këshillave të tyre!

-Asnjë panik dhe asnjë dyshim se do ta kalojmë edhe këtë sfidë së bashku, duke mos e harruar asnjë çast se nuk jemi përpara fundit të botës, po përpara një virusi të panjohur deri më sot (me shërueshmëri mesatare statistikore në 97 të rasteve)