Ina Bibaj pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar po përballet jo vetëm me jetesën e vështirë në një çadër, por shëndeti i saj është përkeqësuar nga lagështira. Kjo vajzë 15 vjeçare nga fshati Gallatë i Malësisë të Kurbinit ndjek shkollën tek fshati fqinj në Skuraj. Problemet e saj shëndetësore dhe jeta e vështirë kanë shqetësuar dhe drejtorin e shkollës, Zef Marku, pasi nxënësja ka nisur të mos frekuentojë mësimin.

“Na vjen keq për këtë nxënëse jeton në kushte të vështira në çadër pas dëmtimit të banesës. Jetojnë në çadër por flenë në tokë. Ka filluar të vijë rallë në shkollë” thotë ai. Marku sqaron se donin të mblidhnin një fond lekësh për vajzë që ajo të kurohej por i ati kërkon zgjidhje për strehimin.

“I ati nuk ka të ardhura që ta kurojë. E menduam të mblidhni të ardhura, po i ati nuk donte se thotë kur fle në tokë nuk sbëjnë gjë ilacet për sa kohë fëmijët flenë në tokë. Dua një kontenier na tha ai” shprehet drejtori.

Ina dhe vëllai i saj për të shkuar në shkollë duhet të ecin rreth 1 orë e gjysmë. Sapo kthehet në shtëpi tregon se nga kushtet e këqia po vuan nga rematizma.