Presidenti Ilir Meta publikon fjalën e plotë, të mbajtur mbrëmjen e kaluar në manifestimin e thirrur prej tij, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit”, në mbrojtje të Kushtetutës.

Ndër të tjera, teksa falënderon të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen masive, Kreu i Shtetit paralajmëron se është detyra e tij të jetë i pari në luftën me grushtin e shtetit.

Mesazhi i Metës:

Është detyra ime si Kryetar i Shtetit të jem i pari në luftën me grushtin e shtetit!

Është detyra ime si President i Republikës të mbroj i pari lirinë dhe demokracinë e vendit dhe të popullit tim!
Jam i lumtur se zëri i popullit po dëgjohet në të gjithë Shqipërinë dhe kudo ku ka shqiptarë në të gjithë botën demokratike.
Jam i lumtur se Kushtetuta e popullit ka sot në shesh popullin e Kushtetutës.
FALENDERIM DHE MIRËNJOHJE TË GJITHËVE!