Fotografia e pavdekshme që u shkrep nga të pranishmit në daljen e së mërkurës është një ndër më të bukurit.
Gjatë vizitës së Papa Françeskut në sallën e “Paul VI” një besimtar i dha një puthje të ngrohtë në ballë Atit të Shenjtë.
Një burrë rreth të 40, i veshur thjeshtë me një bluzë blu arriti edhe ta përqafonte Papën.
Ky imazh u bë viral në të gjithë botën, pas shuplakës që i dha në dorë një besimtareje kineze e cila nuk ia lëshonte dorën, disa javë më parë.
Sipas “TigCom24” Papa Françesku i kushtoi audiencës së besimtarëve për të lavdëruar butësinë, për të kontrolluar zemërimin, duke shpjeguar se fjala ‘zemërbutë’ do të thotë “e ëmbël, e butë, pa dhunë” dhe se butësia duhet të manifestohet në momente e konfliktit.
Ai u drejtoi një mesazh të gjithëve, madje edhe vetvetes.
Personi që arriti të konsumonte disa fjalë me Papën ishte pjesë e eventit të aktorit dhe piktorit francez 89-vjeçar, Michel Lonsadale, një katolik i angazhuar për një kohë të gjatë në “Rinovimin Karizmatik” një lëvizje që ka dhjetëra miliona besnikë në të gjithë botën dhe që Papa Françesku takohet çdo vit.