Ditën e sotme moti në të gjithë territorin shqiptar do të pushtohet nga vranësirat. Sipas meteoalb sot do të ketë kthjellime dhe vranësira ku kryesisht do të ketë reshje të pakta shiu në qendër dhe në jug të vendit.

Gjatë pasdites do të shihen përmirësime në të gjithë territorin e vendit, por në mbrëmje do të rikthehen sërish reshjet e shiut në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit vijojnë me rënje të lehtë në mëngjes por mesidita do të ruajë vlera termike, thuajse konstante. Temperaturat do të luhaten nga -1 gradë celsius deri në 14 gradë celsius.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Kujtojmë që dje tempraturat ishin mesatare dhe rrezet e diellit të forta, sikur të mos ishim në dimër, por ashtu siç u njoftua edhe nga SHMU, se dielli i fortë për shumë orë që u pa dje do të sjellë reshje ditën e sotme.