Kreu i PD-së Lulzim Basha duket se ka ndryshuar totalisht komunikimin e tij në rrjetet sociale, me postime që nuk do të na kishte shkuar mendja më parë se do ti bënte.

Këtë të diel ai është shfaqur krah bashkëshortes së tij Aurela Basha, me një stil të shkujdesur. Basha shihet me një bluze sportive me kapuç, e poshtë saj një kapele me streh. Nuk ka munguar as një urim i tij për ndjekësit, për një të dielë sa më të paqtë dhe të mbarë.

”Ju uroj një të dielë të mbarë dhe orë të gëzueshme me njerëzit tuaj të dashur”, shkruan Basha në postimin e tij në Instagram.

Prej disa ditësh kryedemokrati ka nisur të jetë mjaft aktiv në rrjet, madje ka organizuar dhe rubrika të caktuara si ”po të dëgjoj”, ku shfaqet duke shkuar në familje, apo në biznese të vogla, e duke u njohur më nga afër me shqetësimet e qytetarëve.