Një ngjarje e rëndë ka ndodhur disa minuta më parë në fshatin Ostren i Madh në Bulqizë, ku shpërthimi i një bombule gazi i ka marrë jetën 3 personave.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nga shpërthimi, ka edhe një person të plagosur në gjendje të rëndë për jetën.

Ende nuk dihen detaje për shkaqet e shpërthimit, dhe identiteti i personave që humbën jetën. Policia, zjarrfikësja dhe autoambulanca ndodhen në vendgjarje.