Këto ditë të para të muajit shkurt kanë rezervuar një të ftohtë të acartë në Shqipëri.
Siç parashikojnë meteorologët e “Meteoalb” edhe dita e nesërme do të shoqërohet nga temperatura të ulëta, që zbresin në minus, duke sjellë ngrica në gjithë vendin.
Ndërkohë, temperaturat pritet të shënojnë një përmirësim vetëm në fundjavë, përkatësisht të dielën dhe javën në vijim.
“Pritet permiresim i motit ne gjithe vendin, neser rikthehen kthjellimet ne te gjithe vendin por temperaturat vijojne te ulen duke krijuar ngrica ne pjesen me te madhe te akseve rrugore. Neser temperaturat variojne nga -8 ne zonat malore deri 10 grade maksimum ne bregdet. Po ashtu, temperaturat e mengjesit kalojne ne vlera negative edhe ne zonat e ulëta, ndersa bregdeti mbetet rreth 0 gradeve. Nje rritje e vlerave termike pritet te dielen dhe javen tjeter. Nje tjeter problem i tablose se motit ka qene era e forte e cila ka arritur mbi 70 km/h ne toke por 100 km/h ne bregdet dhe det te hapur ky dallgezimi eshte ngritur ne 8 balle” thekson “Meteoalb”