Ditën e nesërme do të nisë zbatimi i ligji special anti-KÇK-së me strukturën e OFL-së (Operacioni Forca e Ligjit). Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të paketës ditën e sotme në repartin RENEA, ku është trajnuar Njësia ‘Operacioni Forca e Ligjit’, deklaroi se do u bëhet ferr jeta kriminelëve. Rama u dha ultimatum ’bosëve’ dhe të ‘fortëve’ teksa u shpreh që nëse nuk justifikojnë pasuritë e tyre do tiu sekuestohet gjithçka. Kreu i shtetit shtoi se që nga nesër subjektet duhet të plotësojnë formularin për burimin e pasurisë së tyre në një afat kohor prej 48 orësh.

Sipas tij më pas për ta do nisë hetimet SPAK, dhe do të shprehet gjykata. Procesi mbi vërtetimin e dyshimeve për një pasuri mbyllet në harkun kohor të 30 ditëve. Ai theksohet se Policia e Shtetit e angazhuar si asnjëherë më parë në këtë nismë të re dhe kjo është një sporvë për SPAK. Kryeministri nënvizoi se prokurorët e gjyqtarët e korruptuar do të pezullohen brenda 3 ditësh.

Ndërsa ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh se në bashkëpunim me SPAK do të goditet krimin i organizuar dhe pasuritë e konfiskuara do të përdoren për Policinë e Shtetit.

Dy ditë më parë qeveria miratoi aktin normativ kundër KÇK, që sipas saj është një paketë ligjore speciale dhe do luftojnë krimin e organizuar dhe pasurinë e tyre.

Rama platformën anti KÇK e ka prezantuar gjatë vitit 2019 dhe ka thënë se do jetë një paketë ligjore kundër krimit. Sipas Ramës ligji kundër KÇK-së do trondisë krimin dhe do arrijë të gjurmojë paratë e tyre. Por do jetë një mekanizëm ligjor, kundër njerëzve të drejtësisë që abuzojnë me detyrën pasi mund të digjen nga Vettingu.