Kati i 5 të i një pallati në lagjen Zdrale të Shkodrës është përfshirë nga flakë të mëdha ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete të shërbimit zjarrfikës.

Burime bëjnë me dije se në banesë ndodhej i vetëm një i moshuar rreth 70vjeç i cili është nxjerrë i pajetë nga banesa dhe quhet Ismet Abdurrahmani Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas shpërthimit të një bombule gazi ndërsa bashkëshortja e të ndjerit nuk ndodhej në banesë.

Gazetarja e Fax News, Emi Kalaja raporton nga vendi i ngjarjes se zjarrëfikëset kanë vënë nën kontroll flakët dhe nuk rrezikohen banesa të tjera Pamjet e mëposhtme janë regjistruar në momentin kur trupi i pajetë është nxjerrë nga apartamenti i shkrumbuar dhe shoqëruar me ambulancë për në morgun e Spitalit të Shkodrës