Kryeministri Edi Rama, gjatë seancës së sotme parlamentare, teksa po replikonte me deputeten Rudina Hajdari duket se nuk e ka përmbajtur veten gjatë shprehive të tij.

Veç gjuhës së ashpër në parlament, duket se kryeministri ka bërë edhe gjeste të pahijshme publikisht, duke nxjerrë gishtin e mesit në foltore.

Nuk dihet nëse gjesti i shefit të qeverisë ka qenë i rastësisht apo një provokim nga ana e tij, por gjithsesi, vlen për tu theksuar se veprimi në një institucion publik nuk është aspak i hijshëm.

Lidhur me gjestin e Ramës ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili në një postim të tijin në Facebook shkruan:

“Një gjest publik prej horri ndaj publikut” shkruan Berisha.

Nje xhest publik prej horri ndaj publikut!Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sbPershendetje dr ky i semure mendor me kartel bene nje xhest te shemtuar prej halabaku ordiner ne foltoren e parlamentit,duke ju drejtuar qytetareve me gishtin e mesit!

Posted by Sali Berisha on Thursday, January 30, 2020