Deputetja Rudina Hajdari ka mbajtur një fjalim shpërthyes në Kuvend, kundër kryeministrit Edi Rama, të cilin e bëri në mënyrë direkte përgjegjës për betonizimin e Tiranës dhe Durrësit.
Hajdari u shpreh se Rama flet si një njeri që sapo ka ardhur nga jashtë vendit, dhe jo si një politikan që ka më shumë se 20 vite që qendron në pushtet.
“E dëgjuat kryeministrin, foli sikur nuk ka qenë ndonjëherë në Shqipëri, foli si një njeri që nuk ka qenë për 11 vite në drejtimin e Tiranës, sikur sa ka ardhur nga një planet tjetër.
Kush e ka fajin për betonizimin e Tiranës, Durrësit? Unë apo kryeministri?! Shpifje janë ato që thoni ju, nuk janë mediat’, u shpreh Hajdari në fjalën e saj, ndërkohë që u shpreh se ekonomia e vendit shkon keq e më keq.
‘’Kush e ka fajin për gënjeshtrat që sot nuk ka parqe nuk ka lodra, janë kthyer në gropa për pallate. Kush e ka fajin për ata? Apo nuk flet për ata.. po merren me qytetarët që po ndërtojën 4 kate pa leje . Po ky është skandal.
Ke një vit që endesh në Evropë e merresh me egoizmin tënd, që s’ka mbarim. bën foto me Merkel, e të tjerë. Nuk ke të ngopur, do të tregosh se je lideri suprem i këtij vendi. Mendon se këto takime do i ndryshojnë jetën qytetarëve. Janë ambicie personale që s’kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve sot.
TI në raportin e tij thotë që jeni vendi më i korruptuar, me kë konkurojmë ne sot me Afganistanin, me Sirinë. Mos Shpifni. Thoini shqiptarëve të vërtetën. Keni betonizuar Tiranën, Durrësin, i keni dhënë kryebashkiakevë me të dhëna kriminale, e keni cuar këtë vend keq e më keq.
Ki pak ndërgjegje flit me shqiptarët sic duhet folur. Thoni se asnjë mur nuk ndërtohet sot pa rryshfet. administrata është komplet e korruptuar”, deklaroi më tej Hajdari.