Deputeti i opozitës së re Kujtim Gjuzi, ka ngritur sot në Kuvend shqetësimin e largimeve masive nga vendi, kryesisht të të rinjve. Gjuzi tha se me këto ritme të uljes së lindshmërisë vendi po shkon çdo ditë e më shumë drejt plakjes.

Po ashtu Gjuzi i bëri thirrje ministres së Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj, që tiu jepen të gjitha paratë personave që kanë vuajtur dënime në burgjet e komunizmit

Kam një farmacist që më thotë se në Pogradec ka shitur vetëm 20 biberonë për të gjithë vitin, si do ja bëjmë? Kryeministri erdhi 5 minuta dhe iku, hajde zoti kryeministër dhe dëgjoji shqetësimet e opozitës. Ke 6 vite e gjysmë që nuk rrit pensionet, jep llogari ku i ke çuar lekët

Duhet zonja ministre që të mos i sorrollasni të përndjekurit politik, ata që janë gjallë duhet të marrin paratë, Xhevdet Pashai sorrollatet për tëmarrë 22 milion lekë të vjetra, ka bërë më shumë se 11 vite burg, pse nuk ia jepni paratë

E ndiej veten borxhli, ndaj rri çdo ditë në zyrat e kuvendit, dhe pres shqetësimet e dhjetra qytetarëve në ditë, këtë duhet të bëjnë dhe kolegët e mi u shpreh Gjuzi.