Detaje të reja kanë dalë në dritë nga Jani Prenga, i cili 11 ditë më parë u mor peng në qytetin e Kamzës. 49 vjeçari është babai i 5 fëmijëve dhe ka 4 vëllëzër, njëri prej të cilëve është bërë shkak edhe për pengmarrjen e tij. Gjithashtu mësohet se Prenga jetonte prej vitesh në zonën e Bathores.
Prenga hoqi ‘kusuret’ e të vëllai, i cili kishte rolin e korrierit për grupin në Mbretërinë e Bashkuar. Pengmarrësit donin ti bënin presion, pasi ai nuk kishte dërguar në destinacion 50-60 kg ko.kainë.