Pas intervenimit të shpejtë dhe efikas të zjarrëfikësve nga SHMSH të komunës së Ulqinit, arrihet të shpëtohen dy persona nga zjarri i përfshirë në shtëpi banimi në rrugën 28 dhjetori 1990.

Falenderim i veçantë, përveç zjarrëfikësve edhe punonjësit të Policisë komunale z. Edin Efendija i cili zbuloi rënien e zjarrit dhe lajmëroj menjëherë ZJARRËFIKËSIT.

Të dy personat mrekullisht kanë shpëtur, ndërsa dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme.