Ylli i “Baywatch” Pamela Anderson tashmë 52 vjeçe i ka dhënë fund beqarisë pas katër divorceve. Ajo është martuar në fshehtësi, në Malibu me producentin 74-vjeçar Jon Peters, i njohur për filmat Flashdance, A star is born dhe Batman, ndër shumë të tjerë.
Takimi i tyre i parë ndodhi 30 vjet më parë, patën një flirt dhe kaq, për t`u ritakuar shumë vite më vonë dhe për t`u celebruar në martesë.
“Ka shumë vajza të bukura, por mua prej 35 vitesh më pëlqen Pamela. Ajo më çmend në kuptimin e mirë të fjalës. Pamela nuk e ka shfrytëzuar kurrë gjithë potencialin që ka si artiste. Sytë e saj shprehin shumë. Nëse nuk do ishte kështu, nuk do isha dashuruar me të”, tha Jon Peters në një intervistë të fundit.