Alketa Vejsiu po i kalon këto ditë në Miami, Florida ku duket se po argëtohet shumë. Ditën e sotme moderatorja ka postuar një video ku shfaqet duke kërcyer këngën “Despacito” në një jaht dhe shkruan se kjo është kënga e saj e preferuar.

Mes shumë komenteve, Alketa ka vënë re komentin e një ndjekëse e cila bën një krahasim. “Tamam si katunaret kur vinin ne Tirane ne fillim nje foto te 15 katshi dhe ne motorr ne qender kshtu po me dukesh e lumtur hahahah”, komenton ndjekësja ndërsa Alketa i është kthyer me shumë sportivitet.

“Hahaha fiksss”, përgjigjet moderatorja.