Reperi Stresi gjithmonë ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me nënën e tij. Së fundmi reperi ndodhet jashtë shtetit për t’u marrë me disa projekte muzikore, por ka treguar se nëna e tij i mungon shumë. Në rrjetin social Instagram, ai ka treguar disa mesazhe që ka shkëmbyer me të.

Në to ai i shkruan së ëmës se në fund të muajit kthehet, ndërsa ajo i uron që Zoti ta ketë nën kujdes.

Ky i fundit ka vijuar më tej: “A e din se jeta fillon duke e zgju, e dashuru, me fytyrën e nënës, çdo dashuri lind e përfundon aty.”.