Vjollca Hoxholli, bashkëshortja e ndërtuesit të ndjerë Rrapush Hoxholli, është një prej personave të arrestuar për operacionin tërmeti nga Policia, për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Pas një seance maratonë, Gjykata ka vendosur ndaj Vjollca Hoxhollit dhe disa personave të tjerë masën arrest shtëpie.

Mirëpo, në një reagim në Facebook, vajza e Vjollca dhe Rrapush Hoxhollit shkruan se emrin e familjes së saj nuk e nxin dot askush, pasi babai i saj thekson ajo ka punuar me ndershmeri.

Aida Hoxholli shkruan ndër të tjera se është e nderuar që është vajza e biznesmenit të ndjerë Rrapush Hoxholli pasi njerëz të shumtë, sipas saj, i kanë dhënë uratën dhe te varri babait të saj për sigurinë e apartamenteve të tyre, pas tërmetit.