Anxhela Peristeri ka sjellë bashkëpunimin e ri me Sinan Vllasaliun, një baladë dashurie dedikuar romancave pa një fund të lumtur. Ata titullohet projekti, që mban firmën e Kledi Bahitit.

Fifi vjen dhe këtë herë si tekstshkruese, ndërsa Threedots është kujdesur për ta sjellë këngën më pranë publikut.

Kur arti flet me nota muzike, ka qenë një nga komentet në YouTube, ndërsa përdoruesit janë shprehur entuziastë për këtë bashkëpunim. Balada flet për një histori dashurie të përfunduar, për shkak të fjalëve dhe ndikimeve të të tjerëve. Jo më kot titulli Ata ka qenë zgjedhja për ta përshkruar këngën më së miri.

Anxhela Peristeri dhe Sinan Vllasaliu kanë vendosur ta nisin plot emocione dhe ndjenjë 2020tën, për kënaqësinë e fansave të tyre.