Për 13 vite radhazi ishte një nga personazhet më të njohura dhe të dashura të televizionit shtetëror, por edhe lajmëtarja e propagandës të regjimit të ajatollahut Khomenei.

Por tragjedia e aeroplanit ukrainas ku humbën jetën 176 persona ishte e tepërt për të, dhe për këtë arsyeje gazetarja e njohur iraniane Gelare Jabbari njoftoi braktisjen e gazetarisë me një status në Instagram, ku shkruan në mënyrë domethënëse “më falni, kam gënjyer për 15 vite” Një zgjedhje të tillë kanë bërë edhe dy koleget e saj, po aq të njohura.

Zahra Khatami, pasi falënderoi ndjekësit e saj, deklaroi se “nuk do të kthehej kurrë më në televizion” ndërkohë që të njëjtin vendim e mori edhe Saba Rad “pas 21 vitesh pune në radio” Irani njofton se kanë nisur arrestimet për rrëzimin e avionit

Reagimi i gazetareve është pjesë e një revolte shoqërore që po përfshin opinion publik më reformator në Iran, që kritikon qeverinë akuzuar se po fsheh edhe njëherë përgjegjësitë për tragjedinë.

Sindikata e gazetarëve në Teheran ka protestuar duke deklaruar që në Iran po përjetohet funerali i besueshmërisë publike, që po cenon reputacionin e mediave zyrtare në atë vend.

Tensionet janë të larta pothuajse në të gjithë botën, pasi shumë ngjarje të rëndësishme kanë rrezikuar jetën e qindra njerëzve.

Por, ndërkohë që sulmet ajorore nuk kanë të ndalur në mes Iranit dhe SHBA, në Europë liderë dhe zyrtarë të lartë kanë pësuar ndryshime rrënjësore sa i përket statuseve politike.