Aktori i madh i kinematografisë shqiptare Xhevdet Ferri i cili u nda nga jeta një ditë më parë është përcjellë në banesën e fundit në varrezët e Sharrës, në orën 13:00 të ditës së sotme.

Të pranishëm në ceremoninë e varrimit të Xhevdet Ferrit u mblodhën familjarë, miq, si dhe figrura të shquara të artit dhe politikë, ndërsa se duket se amaneti i tij kishte qenë të mos përcillet me ceremoni shtetërore.

Ferri u largua nga kjo botë, një ditë më parë, në moshën 59 vjeçare pas një beteje me një sëmundje të pashërueshme, duke lënë pas të shoqen dhe vajzën, ndërsa prej pak kohësh Ferri ishte bërë edhe gjysh.

Ai ishte bashkëshort i aktores Rozeta Ferri me të cilën ka luajtur në shumë filma si Dhe vjen një ditë, Vitet e pritjes, “Gjoleka djali i Abazit.

Mes duartrokitjesh i është dhënë lamtumira e fundit aktorit të mirënjohur Xhevdet Ferri. Të mbledhur rreth banesës së fundit të artisit, miq dhe familjarë kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të përshëndetur për herë të fundit veprën e madhe që la pas ikona e kinematografisë shqiptare.