Modelja britanike 21 vjeçare Madalyn Davis pati një fund të trishtë: vajza ishte duke kërkuar selfie-n perfekte kur u rrëzua nga një shkëmb i lartë pranë Sidnejt në Australi. E ëma, Rebecca Smith, thotë se Madalyn po e përballonte me vështirësi famën e shpejtë që kishte fituar në Instagram, bashkë me të cilen, kishin mbërritur edhe talljet online. Madje sipas të ëmës, tallje të tmerrshme kanë shoqëruar dhe lajmin e vdekjes së modeles fatkeqe.

Pavarësisht se bota atje jashtë mund të bëhet shumë e ashpër, Madalyn gjithmonë shikonte më të mirën tek njerëzit, dhe për fat të keq, shpeshherë prej kësaj disa  përfitonin. Një gjë e tillë shkaktoi shumë dhimbje në jetën e saj, dhe e bëri të cënueshme ndaj abuzimit, mërisë dhe manipulimit ka thënë Rebecca.

Madalyn bëri emër përmes arritjeve si artiste make up-I, të cilat i tregonte në mediat sociale. Besohet se vajza rrëshqiti teksa përpiqej të shkrepte foton në majë të shkëmbit. Ekipët e ndërhyrjes së shpejtë e gjetën trupin e pajetë të saj në ujë pas katër orësh.