Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se nesër do të publikojë videon e ekzekutimit të djalit të tezes së Fatmir Haklajt, Guxim Gjyriqit. I ftuar në studion e “AbcNews” Hoxha u shpreh se biznesmeni dhe pronari i një karburanti e restoranti është qëlluar pistoletë kllok dhe trupi i Gjyriqit ka mbetur 40 minuta në vendngjarje pa marë ndihmë mjekësore dhe pa shkuar policia.

Sipas gazetarit kjo gjë u ka dhënë kohë autorëve të largohen nga vendi i ngjarjes dhe të humbasë gjurmët. Artan Hoxha shprehet se insitucionet e kanë neglizhuar këtë ngjarje.

Guxim Gjyriqi që u vra në Tropojë nuk kishte asnjë lidhje me krimin. Kishte shkuar në lokal, kishte pirë kafen dhe ishte nisur me duar në xhepa në shtëpi. Tropoja është larg dhe atje nuk ka gazetarë. Nuk ka shkuar asnjeri dhe për Tropojën kujtohen kur të kërcasë tjetra. Dhe thonë ‘ooo, kjo ka lidhje me atë

Apeli që bëj unë që të ndërpitet dhe lidhja e vrasjeve me njëra-tjetrën. Unë kam shkuar dhe kam parë gjithçka nga afër. Në media u raportua se u vra me kallshnikov por kjo gjë nuk është e vërtetë. Nesër do publikoj materialin e plotë dhe do shihet edhe makina. Nuk është vetëm një makinë që është djegur.

Ekzekutori ka qenë vrasës profesionisht. Gjyriqi është qëlluar me një pistoletë glock dhe është qëlluar me duf. Vrasësi e ka bërë që të jetë i sigurtë që të vdesë. Sepse ka dashur të shmangë dërgimin e viktimës në spital. Për të shmangur pritje me ankth për të marrë pagesën për atë që ishte puënsuar, ka zbrazur karikatorin dhe e ka hedhur aty. Kjo ngjarje është lënë në hije dhe është nënvlerësuar nga institucionet ligjzbatuese. Viktima qendroi rreth 40 minuta i shtrirë në tokë pasi ishte qëlluar me 13 plumba me pistoletë dhe kjo i ka dhënë kohën edhe makinës që u gjet në Golaj të Hasit të largohej.

Për 30 minuta të tjera ke kapur aeroportin e Prishtinës dhe ke ikur, dole nga radarët. Nesër do ta kemi më të detajuar. Çështja është lënë në dorë të një oficeri të policisë gjyqësore dhe nuk mudn të hetojë ai i vetëm. E di çka ndodhur në Tropojë pas ngjarjes? Është pritur e gjtihë qetësia dhe komuniteti. Në Tropojë sa shkon ora 15 30, personave që i kishe në tavolinë i binin telefonat nga familjarët, që u thonë ‘hajde në shtëpi se po bie nata’. Fakti që viktima që s’kishte lidhje me krimin u vra në atë mënyrë, u ka futur frikë njerëzve. Dhe thonë më mirë të jemi në shtëpi të sigurtë” u shpreh Artan Hoxha.