Rasti i konfirmuar me meningjit dhe dy raste të tjera të dyshuara kanë rritur frikën dhe panikun në popullatë.

Shefja e shërbimit të sëmundjeve infektive, profesoreshë Najada Çomo qetëson qytetarët duke u shprehur se nuk ka vend për panik.

Por, duhet që familjarët të mund të dallojnë simptomat e meningjitit tek një I afërm I tyre, duke qenë se shenjat janë të njëjta me infeksionet virale.

Mjekët sqarojnë se kur prekemi nga infeksionet virale nuk duhet t’i neglizhojnë, por të paraqitemi tek mjeku i familjes, pasi bakteri gjen terren të përshtatshëm.

Ajo thekson se gripi nuk duhet neglizhuar, pasi një ndër komplikacionet e tij është meningjiti viral, i cili shkakton humbje jete.

Për sa i përket situatës gripale, mjekët thonë se jemi në një situatë më të lehtë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Qytetarët duhet të bëjnë kujdes me higjienën personale, me shmangien e grumbullimeve, pasi fundi i janarit mund të sjellë një numër në rritje të personave të prekur / TCH