Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni ka reaguar pas dokortësisë së arritur mes opozitës dhe mazhorancës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndërsa nuk ka kursyer të shprehë vlerësimin për kontributin e tij në ‘mbajtjen në këmbë të Parlamentit’.

Gjoni shkruan se koha tregoi atë për të cilën ai ka folur vazhdimisht, ndërsa argumenton se, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike njohën më në fund si legjitim institucionin e Parlamentit teksa i uron mirëseardhjen opozitës jashtë parlamentare.

Reagimi i plotë:

MIRËSEERDHËT! Ja pra që koha i jep hakun gjithsecilit dhe qartëson gjithçka! Kur vendosa të marr mandatin e deputetit, kisha në mendje pikërisht atë që ndodhi sot. E dija se në 2020, vendi kandidat për BE nuk mund të sillej si një tribu në xhungël, e as si një bajrak i mesjetës, ku bajraktari apo shefi i tribusë është mbi ligjin, kushtetutën e përmbi institucionet.

Ndaj dhe aksioni im i ka shërbyer mbajtjes në këmbë të institucionit të parlamentit. Atë institucion të cilin sot PD dhe LSI e pranuan jo vetëm si legjitim por edhe si instrumentin e vetëm për zgjidhjen e krizës që ata vetë krijuan. E pra, koha më dha të drejtë mua dhe kolegëve të mi. Tani le të mos t’a shpërdorojmë më, por të punojmë për të ndryshuar së pari sistemin zgjedhor. Shqiptarët meritojnë Shqipërinë e tyre evropiane dhe detyra jonë është t’ia mundësojmë këtë aspiratë. Turp që mungesa e vizionit të ca burracakëve i ka kushtuar kaq shumë muaj humbje kohe vendit. MJAFT! me tribalizma!

P.S. By the way –Mirë se erdhët përsëri në institucione kolege