Ky vit do të mbyllet me një mot të kthjellët, por me temperatura të ulëta. Edhe nata e ndërrimit të viteve, sipas Meteoalb, do të jetë me mot të qëndrueshëm, duke bërë që të ketë kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Por parashikohet që në orët e pasdites vranësirat të bëhen më të theksuara, kryesisht në zonat malore por pa rrezikuar reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur -5 deri ne 12.
Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 2, 3 ballë