Del nga shinat treni i linjës Shkodër-Podgoricë. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ku treni ka dalë nga shinat në afërsi të Koplikut.
Gazetari i Report Tv në Shkodër, Ergys Kavaja raporton se treni po vinte nga Podgorica kur doli nga shinat në Koplik në mesditën e sotme
Shkak i daljes është bërë amortizimi i shinave të trenit. Ai po transportonte 600 ton skrap nga Mali i Zi në drejtim të Shqipërisë në Elbasan.