Një furgon i policisë bashkiake të Kamzës dhe një automjet tip Smart me drejtues I.H. janë shkrumbuar nga flakët përpara godinës së Bashkisë. Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti në impiantin e gazit të automjetit tip “Smart”, që ka marrë flakë në ecje. Në momentin e ndalimit, flakët kanë përfshirë furgonin e policisë bashkiake i cili ka qenë i parkuar në anë të rrugës, duke qenë se pak metra më tutje ndodhet edhe Komisariati i Policisë.
Forcave zjarrfikëse i është dashur 20 minuta për të arritur në vendngjarje si pasojë e trafikut të rënduar, duke bërë më pas të mundur shuarjen e flakëve.
Nga videot e siguruara nga operatori ynë në vendngjarje duket se flakët kanë përhapur shtëllunga tymi në të gjithë zonën, ndërkohë për pasojë është bllokuar për disa minuta edhe qarkullimi i automjeteve në këtë aks rrugor.