Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës për shkak se qarkullonte me armë zjarri në brez dhe me fishekë në fole gati për qitje. I arrestuari është Edmir Kraja 43-vjeç lindur dhe banues në Shkodër.

Ai është kapur në rrugën “Isuf Sokoli” të lagjes “Kongresi i Përmetit” të qytetit Shkodër nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”

Gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti këtij 43-vjeçar dhe 29 fishekë të tjerë të vendosur në dy krehra.

Arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan ndërsa ai do të përballet me akuzën për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”