Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme në grykëderdhjen e lumit Ishëm. Burime nga policia bëjnë me dije se trupi i pajetë, i seksit mashkull është konstatuar nga një peshkatar.
Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko ligjore.
Njoftimi i policisë
Më datë 25.12.2019 në orët e pasdites, në grykëderdhjen e lumit Ishem, Kurbin, një peshkatar ka konstatuar një trup të pajetë, të seksit mashkull dhe ka lajmëruar Policinë Kufitare të cilët menjëherë kanë shkuar në vendgjarje.
Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko ligjore.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes