Atmosfera festive ka filluar të ndihet në shumë familje të showbiz-it shqiptarë dhe jo vetëm. Përmes rrjeteve sociale personazhet e njohur kanë përjcellë urimet e tyre bashkangjitur portretit të familjes.

Së fundmi, Megi Topalli, vajza e ish-kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli, ka postuar një foto në rrjetin e saj social Facebook ku uron Krishtlindjet të gjithëve dhe prezanton djalin e saj, fytyrën e të cilit nuk e kishte zbuluar më parë.

Në foto është prezent dhe partneti Angjelin Serreqi, i cili sipas burimeve ka studiuar në Universitetin e Padovas në Itali për shkenca kompjuterike. Siç mund të vëreni dhe në foto, çifti shfaqet i lumtur në këtë prag festash.